Dënohet Yaya Toure

Pasi ka rregulluar raportet me Pep Guardiolan, Yaya Toures-it, i kanë dalë probleme me Policinë e Anglisë

Yaya Toure i është hequr patenta për 18 muaj si dhe do të paguajë një gjobë prej 54 mijë funtesh, pasi u kap nga Policia në Angli duke i dhënë makinës në gjendje të dehur 28 nëntorin e kaluar.

“Në këto dy javët e fundit është krijuar pak konfuzion, mbi arsyen se përse u arrestova për drejtim të makinës në gjendje të dehur, duke qenë se është e ditur se si mysliman nuk pi. Gjithmonë kam refuzuar alkoolin. Ata që më njohin apo ndjekin futbollin e dinë që kam refuzuar edhe shampanjën që jepet kur cilësohesh si “Njeriu i ndeshjes” për shkak të besimit tim”, ka treguar Toure.

“Gjithsesi ishte e rëndësishme për mua ti sqaroja gjykatës se nuk kisha konsumuar alkool me qëllim. Gjykatësi në vendimin e tij e pranoi se nuk kisha pirë me qëllim. Drejtimi i makinës në gjendje të dehur është një krim i rëndë dhe edhe pse nuk kam konsumuar me qëllim alkool, e pranoj vendimin dhe kërkoj falje për këtë situatë të krijuar”, ka theksuar ai.

Temat
Botë

Të afërta