Bushati: Kulla e paprekshme e drejtësisë duhet të rrëzohet

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati dha një mesazh nga Shkodra në lidhje me reformën në Drejtësi.

Bushati pasi falenderoi vendet anëtare që mbështeten rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e bisedimeve me mirëkuptimin që të zbatohet ligji i vettingut, shtoi se data e çeljes së negociatave tashmë është vetëm në dorën e Shqipërisë.

Për Partinë Demokratike dhe qëndrimet e saj mbi vettingun, Bushati tha se kjo e fundit ka vendosur të bëhet njësh me koorporatën e drejtësisë.

Sipas Ministrit 3 janë lajmet kryesore që vijnë për Shqipërinë në këtë moment.

Deklaratat Bushati i bëri pas takimeve që pati me strukturat e Partisë Socialiste të Shkodrës.

Të shtunën gratë e organizatës socialiste do të votojnë për kryetaren e forumit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta