Bombardimet në Alepo mbase përbëjnë krim lufte, thotë OKB

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se Siria dhe aleatët e saj, Rusia dhe Irani sipas të gjitha gjasave kanë shkelur ligjin ndërkombëtar të luftës dhe ndoshta kanë kryer krime lufte gjatë bombardimeve të fundit ndaj civilëve të cilët shpresonin të evakuohen nga Alepo lindore.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid bin Raad Zeid Al Hussein, i ka bërë këto akuza më 14 dhjetor pasi armëpushimi i deklaruar një ditë më parë nga Rusia ka dështuar.

Zeid ka thënë se ai është i “tmerruar që marrëveshja që mundësonte evakuimin e mijëra civilëve, përfshirë të lënduarve dhe të sëmurëve, nga zonat e Alepos lindore që kontrollohen nga rebelët, dështojë, përcjell REL.

Ai e ka pranuar që nuk dihet sakt cilat janë arsyet pse u ndërpre armëpushimi, por shtojë se “vazhdimi i bombardimeve të shumta nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre në zona të mbushura me civilë sipas të gjitha gjasave është shkelje e ligjit ndërkombëtar të luftës dhe kjo mesiguri se përbënë edhe krime lufte”.

Organizata me seli në Londër, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, gjatë ditës ka raportuar për “përleshje intensive në çdo vijë të frontit” në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve në pjesën lindore të Alepos.

Temat
BotëLajme

Të afërta