Aktorja e refuzon rolin për shkak të skenës së abortit

Nicole Scherzinger ka thënë se nuk do ta pranojë rolin që i është ofruar për shoun televiziv “Dirty Dancing” për shkak të skenës ku ajo do të abortojë.

Gjyqtarja e “X Factor” që personifikon Pennyn në xhirim e klasikut të 80-ve ku në vazhdimësi të ngjarjeve ajo papritur ngel shtatzënë dhe zgjedh për një abort të paligjshëm.

“Ishte një gjë e çmendur, sepse babai im është një peshkop dhe familja ime është me të vërtetë shumë kundër abortit”, ka thënë Nicole për Daily Mail, transmeton Koha.net.

“Kështu që unë kam rolin dhe unë nuk do e pranoj atë, unë nuk dua të nxisë abortin, sepse karakteri im në këtë shou ka të bëjë me një abortim”, ka thënë Scherzinger.

“Mirëpo unë po shpresoj se të tjerët mund të mësojnë nga unë dhe të kem një ndikim pozitiv. Nëna ime ngeli shtatzëne me mua, kur ajo ishte 17 vjeçe dhe më lindi mua kur ajo ishte 18. Prindërit e saj nuk do ta lënin kur atë të abortonte ndonëse kishte moshë të re”, ndër të tjera tha këngëtarja e famshme. “Dhe unë u linda, kështu që unë vetëm dua të inkurajoj të gjithë për të mbajtur fëmijët e tyre”. “Kështu që unë ndoshta mund të jem një zë, që mund të hedhë dritë mbi këtë temë pa qenë moralizuese”, përfundoi ajo.

Temat
Showbiz

Të afërta