Policia e Shtetit ka bllokuar një gomone të dyshimtë në grykëderdhjen e Shkumbinit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku i riu F.Jaho, poseduesi i gomones ka njoftuar vetë policinë, duke telefonuar numrin 129 dhe njoftuar se është bllokuar në det.
Autoritetet e rendit kanë shkuar në vendin e ngjares, në afërsi në kufi me Spillenë, ku kanë vënë re se i riu kishte ngecur me gomonen në cektinë.
Policia ka sekuestruar gomonen me dy motorë, ndërsa sqaron se nuk është gjetur lëndë narkotike.
I riu nga Vlora është shoqëruar në policinë e Durrësi për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, pasi dyshohet se mund të jetë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.
