Pamje nga një atentat i dështuar, ja si shpëton i riu shqiptar (Video)

Një video e një atentati të supozuar të ndodhur në korrik të vitit 2015 është publikuar nga “Jeta Osh Qef”. Bëhet fjalë për një tentativë vrasjeje ndaj një të riu në Fushë¬ Arrëz.

Nga pamjet e kamerave duket se si djali po vjen me një makine tip Audi dhe ndalon, kur befas pas tij vjen një makinë tip Mercedes­ Benz. Nga makina e dytë dalin dy të rinj me armë, ku njëri prej të cilëve duket se si e mbush pistoletën dhe qëllon dy herë ndaj djalit.

Fatmirësisht objektivi i atentatit arrin të shpëtojë dhe i jep gaz makinës duke u larguar. Por përveçse nuk arrijnë dot të realizojnë vrasjen, dy personat me sa duket nga emocionet, harrojnë të vendosin frenat e dorës te makina e tyre. Për pasojë në momentin që objektivi i atentatit largohet, njëkohësisht “largohet” edhe makina e tyre.

Ajo bie në humnerë prej gati 50 metrash duke u bërë copë e çikë. Të papara janë momentet kur dy autorët vrapojnë me armë në dorë pas makinës që po bie në humnerë. Një histori vërtetë tragjiko­komike që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri.

Ndërkohë djali i cili ishte objektiv i kësaj tentative vrasjeje, informon se as policia e Pukës dhe as gjykata nuk kanë marrë mundimin të merren me këtë çështje. Ai madje akuzon edhe shefin e komisariatit të Pukës i cili sipas tij ka lidhje familjare me dy autorët e ngjarjes të cilët raportohen se janë vëllezër. Urojmë që policia dhe drejtësia ta ndjekin sa më parë këtë çështje.


20161213-215646 by e-d21

Temat
LajmeRajon

Të afërta