Mehmeti për Besën: Duan t’i paraqesin shqiptarët si mbeturinë osmane

Analisti Qani Mehmeti ka deklaruar se sa i përket rezultatit zgjedhor në Maqedoni nuk ka qenë befasi për të.

“Askush nuk ka besuar që Besa do të jetë faktor në Maqedoni”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se edhe pushteti maqedonas edhe qarqet e tjera pro-lindore që janë interesuar të investojnë në një parti të tillë janë përpjekur që shqiptarët t’i paraqesin si mbeturinë të Perandorisë Osmane në Ballkan

Ai ka shtuar se zëri i kësaj partie do të jetë edhe më i fortë në parlamentin e Maqedonisë sesa pesë ulëset në kuvend. Sipas tij kjo parti mund të fuqizohet edhe më shumë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta