Bie qyteti, regjimi kryen mbi 180 masakra në Aleppo,

“Dorëzohuni ose vdisni”, këto u kanë thënë rebelët atij 2 përqindëshi të popullsisë në Aleppo ndërsa i kanë gjunjëzuar.

Forcat e regjimit kanë ekzekutuar tashmë mbi 180 persona pas marrjes së kontrollit mbi lagjet e mbetura të opozitës, në pjesën lindore të qytetit. Ndërkohë, burime lokale raportuan se forcat e regjimit sirian kanë vrarë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, pavarësisht se ata po mbanin flamuj të bardhë për t’u dorëzuar.

Këshilltari humanitar pranë Kombeve të Bashkuara në Siri, Jan Egeland shkroi në Twitter të hënën, se regjimi sirian dhe qeveria ruse duhet të mbahen përgjegjës për mizoritë e kryera nga milicitë besnike të presidentit Bashar al-Assad në Aleppo. “Qeveritë e Sirisë dhe Rusisë janë përgjegjës për të gjitha mizoritë që milicitë fitimtare në Aleppo o kryejnë tani!”, ka shkruar ai. Situata është shumë, shumë kritike”, tha Ibrahim al-Haj, një anëtar i Mbrojtjes Civile të Sirisë. “Ushtria mori shumë zona dhe ne jemi të shtypur tani”. Al-Haj kishte qenë në lëvizje për të gjetur një vend për të siguruar atë dhe familjen e tij larg nga përleshjet dhe nga kapja e mundshme nga ana e regjimit.

Bassam Haj Mustafa, një anëtar i lartë i grupit rebel Nour el-Din el-Zinki që është në kontakt me luftëtarë brenda qytetit, tha të hënën se luftëtarët janë duke bërë “më të mirën e tyre për të mbrojtur atë që ka mbetur”. “Rënia është e tmerrshme”, tha ai në një mesazh për gazetarët. Përshkallëzimi i fundit vjen, në kohën e përpjekjeve nga ana e regjimit të Asadit mbështetur nga Rusia për të rivendosur kontrollin mbi pjesë të Aleppos të kapur katër vjet më parë nga grupet e armatosura opozitare.

Temat
BotëLajme

Të afërta