Rita Ora mendon se lidhja e Prince Harry nuk është e sinqertë (Foto)

Ndërkohë që i gjithë vendi është afeksionuar pas çiftit më të ri, Rita Ora nuk është aspak e bindur për këtë.

Teksa ka qenë e ftuar në programin “The Wendy Williams Show in America”, 26-vjeçarja ka treguar se nuk beson që lidhja e Prince Harry dhe Meghan Markle është e vërtetë.

“Jam ngopur me lajme rreth Harry. Çdo ditë të javës flitet për Harry. Shpresoj që të pranohem në këtë vend pas kësaj që thashë”.

Rita ka vijuar më tej duke thënë: “Akoma nuk e besoj që janë në një lidhje. Nuk e di. Unë e njoh princin tim shumë mirë. Dhe për mendimin tim, them jo. Mendoj se nuk funksionon”.

Temat
Showbiz

Të afërta