Kina i çon mesazh Trumpit me një aeroplan bombardues nuklear

Në një demonstrim të fuqisë së saj, Kina ka çuar një aeroplan bombardues bërthamor përtej kufijve të saj, në atë që zyrtarët amerikanë thonë se është kundërpërgjigje ndaj bisedës telefonike të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, me presidenten e Tajvanit.

Bombarduesi “Xian H-6” ka fluturuar përreth Detit të Kinës Jugore më 8 dhjetor. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo shënon herën e dytë që Pekini ka çuar bombardues në zonën e kontestuar që kur Trump është zgjedhur president, transmeton Gazeta Express.

Sipas Military Today, bombarduesi në fjalë është i krijuar për sulme me rreze të gjatë dhe për sulme nga një distancë që i mundëson bombarduesit t’i shmanget kundërpërgjigjes.

“Xian H-6”, sipas MT, është i aftë të sulmojë aeroplanmbajtëset dhe objektivat amerikane në Azi, dhe është i aftë të kryejë sulm bërthamor.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Trump, ka adresuar kritika ndaj Kinës në llogarinë e tij në Twitter, sidomos ndaj atij që ai e ka quajtur “kompleks masiv ushtarak në mes të Detit të Kinës Jugore”.

Pentagoni është njoftuar për fluturimin e bombarduesit kinez të premten, më 9 dhjetor. Satelitët e inteligjencës amerikane kanë vërejtur përgatitje nga Kina për të çuar më shumë raketa të avancuara tokë-ajër në ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Jugore.

Temat
Botë

Të afërta