Aksident në autostradën Tiranë – Durrës, makina përfundon në kanal (Video)

Një aksident ka ndodhur gjatë pasdites në kilometrin e 6 të autostradën Tiranë – Durrës.

Tv Klan ka publikuar një video nga pamjet e aksidentit, ku duket një benz me targa AA 185 HY që ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në kanal. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i saj.

Policia thotë se automjeti është gjetur i braktisur dhe drejtuesi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Temat
Rajon

Të afërta