Obama kërkon hetime për sulmet kibernetike në zgjedhjet amerikane

Presidenti i SHBA’ve Barack Obama u ka kërkuar agjencive amerikane të inteligjencës që të kryejnë hetime rreth sulmeve kibernetike dhe ndërhyrjeve nga jashtë në zgjedhjet e fundit amerikane, duke kërkuar që raport të jetë gati para se ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Kështu ka bërë të ditur sot Lisa Monaco, këshilltarja e Homeland Security.

Monaco u ka thënë gazetarëve se Obama do ta ndajë këtë raport me ligjvënësit amerikanë dhe të tjerët. Obama largohet nga Zyra më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin akuzuar Rusinë në muajin tetor për sulme kibernetike ndaj Partisë Demokratike, pak para se të mbaheshin zgjedhjet e 8 nëntorit

Temat
Botë

Të afërta