Panair i OJQ-ve për vullnetarizëm dhe qytetari aktive

Me moton “Përmes vullnetarizmit deri te qytetaria aktive”, sot në Shkup mbahet Panairi i dytë i organizatave joqeveritare, i cili organizohet si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 5 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Ky panair është në organizim të shoqatës së qytetarëve “Qendra Vullnetare Shkup”, i cili pas realizimit të suksesshëm të vitit të kaluar këtë vit sërish fitoi grant nga Qyteti i Shkupit për mbështetje të aktiviteteve të shoqatave.

Në panairin vjetor të OJQ-ve janë prezantuar më shumë se 50 organizata, nga sfera më të ndryshme të veprimit në territorin e Shkupit, të cilët zhvillojnë aktivitete për beneficione të qytetarëve të qytetit, theksuan organizatorët në konferencën e sotme për shtyp.

Të gjitha organizatat të pranishme në këtë panair do të jenë pjesë e forumeve, në të cilat bëhet rrjetësim mes organizatave.

panairi-i-ojq-ve-shkup_1481033012-7111613

Temat
Rajon

Të afërta