Pacolli Qeverisë për testin e PISA’s: Si po ndiheni sot, a është ky suksesi i juaj?

Kryetari i AKR’së për rezultatet e testit PISA iu është drejtuar Qeverisë me një pyetje

Rezultatet e testit PISA kanë treguar se Kosova është radhitur pothuajse në fund të listës së arritshmërisë në fushën e arsimit, për të cilën edhe MASHT ka thënë se në vitin 2021 nxënësit kosovarë do të arrijnë sukses si shtetet e para të kësaj liste, shkruan Express.

“Kam edhe një pyetje për Qeverinë e Kosovës:

– Si po ndiheni sot mbas lajmit që Kosova renditët në vendin e parafundit sa i përket cilësisë së edukimit dhe ndër të parët në listën e vendeve me popullatë më pasive në botë. A është edhe ky suksesi i juaj?”, ka pyetur Pacolli.

maxresdefault_1481031338-9708452

Temat
Vend

Të afërta