Kapet krimineli në Urën Vajgurore, ishte dënuar me 25 vjet burg në Napoli

Një shqiptar I dënuar në Napoi është arrestuar ditën e sot në Urën Vajgurore.

Mësohet se ai bënte pjesë në një grup të strukturuar kriminal, si dhe ishte tutur prostitucioni dhe trafikant organesh njerëzore.

Policia e Beratit bën me dije se i arrestuar është Dashnor Oshafi, 29 vjeç, banues në Urën Vajgurore, të cilin e kishte shpallur në kërkim edhe Interpoli.

Sipas Policisë, ‘arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qënieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”. Maksimumi i dënimit sipas ligjit italian është 25 vjet burg për këtë shtetas”

f0daf77f-bb18-474a-aa45-15971c87bafd-0_1481033507-3469208

Temat
Rajon

Të afërta