Hahn-Vucicit: Zbatimi i prefiksit për Kosovën, kusht për normalizim të marrëdhënieve

Së paku hapjen e një kapitulli të negociatave me BE-në pret Serbia deri më 13 dhjetor, shkruajnë mediat e Beogradit.

“Nëse do të hapet vetëm një ose tre kapitur për Serbinë, varet para së gjithash nga ajo se a do të respektohen afatet për zbatimin e marrëveshjes së arritur kohë më parë për telekomunikacionin në dialogun e Brukselit midis Beogradit e Prishtinës”, thekson “Danas”.

Komesari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili qëndroi dje në Beograd, parasheh që së paku një kapitull t’i hapet Serbisë. Ai ndër të tjera ka theksuar se “si Serbia, ashtu edhe Kosova duhet të përmbushin elementet e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve”… Fillimi i zbatimit të prefiksit telefonik për Kosovën përbën një kusht të ri për normalizimin e marrëdhënieve”, është shprehur Hahn.

Duke komentuar raportet me Prishtinën, sipas medieve serbe, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi po bën shumë më shumë se shqiptarët sa i përket zbatimit të marrëveshjeve.

“Ne po përmbushim edhe ato për të cilat jemi marrë vesh në gusht, ndërsa nuk pres që forcat në Prishtinë edhe për një kohë të gjatë të përmbushin ato për çka jemi marrë vesh me Marrëveshjen e parë të Brukselit”, ka thënë Vuçiq.

71cc1ebd-6f17-4c63-8b1d-23b0464e4ecd-cx0-cy2-cw0-w987-r1-s-r1_1481031420-9605493

Temat
Rajon

Të afërta