Grofi nga Buroja lë nam në Maltë (Foto)

Një natë më parë, Presidentja e Maltës Marie Louise Coleiro Preca ka shtruar një darkë për homologun e saj kosovar, Hashim Thaçi. Ajo çka bie në sy, nga kjo darkë, është veshja e Presidentit Thaçi. Ai për herë të parë është paraqitur me veshje ceremoniale “Tuxedo”, që përveç materialit dhe shkëlqimit të ngjyrës së zezë, karakterizohet edhe për vendosjen e fiongos në vend të kravatës. Krejtësisht ndryshe nga siç jemi mësuar ta shohim Thaçin.

Hashim Thaçi, në ditën e tij të dytë, dhe të fundit, të qëndrimit në Maltë ka takuar serish presidenten e këtij vendi, Marie Louise Coleiro Preca. Ai më pas ka mbjellë një pemë në Pallatin Presidencial, para se ta përmbyllë vizitën.

Ky është njoftimi i plotë i Presidencës dhe fotografitë e takimeve:

Në ditën e dytë të vizitës në Maltë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një takim tet-a-tet me presidenten e këtij vendi, Marie Louise Coleiro Preca, si dhe ka mbjellë një pemë në kopshtin e Pallatit Presidencial, “San Anton”, para se të përmbyllë vizitën me parakalim para Gardës së Nderit.

Në takimin në mes dy krerëve të shteteve, presidentja Coleiro Preca i ka prezantuar presidentit Thaçi pullën postare me fotografi nga vizita në Maltë, si dhe letrën e parë të dërguar me këtë pullë postare në adresë të presidentit Thaçi.

Në takim, gjithashtu u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy shteteve, por edhe u identifikuan hapat konkretë që do të ndërmerren për të gjetur fushat në të cilat bashkëpunimi mund të zgjerohet dhe të thellohet.

Në kopshtin e Pallatit Presidencial, “San Anton”, që është ndërtuar në shekullin XVII dhe ku është traditë që krerët e shteteve të mbjellin nga një pemë, presidenti Thaçi mbolli një pemë të llojit “Plumeria Alba”.

Një natë më parë, në darkën e shtruar nga presidentja malteze, Coleiro Preca, në të cilën ishin ftuar mbi njëqind mysafirë, duke iu referuar marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, presidenti Thaçi ka thënë se historia nuk na ka takuar shpesh në të kaluarën, megjithatë na ka trajtuar njësoj.

“Por, ne kemi ruajtur identitetin tonë. Ia kemi dalë të ruajmë e të kultivojmë vlerat për të cilat sot jemi krenarë. Është e vërtetë që jemi shtete të vogla, popuj të vegjël, por kemi vlera të mëdha”, ka thënë presidenti Thaçi.

thumbnail-image-0-02-05-09a79f26dfd606707b1ed9c124c907d960a4e48cbcb9ab10956e14a3fb55f661-v_1481035060-9511830

thumbnail-m-08_1481035059-5260111

thumbnail-m1919_1481035057-2848264

thumbnail-m-18_1481035056-8906682

thumbnail-m-03_1481035053-9644974

thumbnail-m-02_1481035052-3867165

Temat
Botë

Të afërta