Gjykata greke vendos t’i ekstradojë në Turqi 3 ushtarët turq të dyshuar si puçistë

Gjykata greke ka vendosur sot që ta lejojë ekstradimin e tre ushtarëve turq në Turqi, të cilin një natë pas puçit ushtarak kundër presidentit Tayyip Erdogan ikën në Greqi në korrik të këtij viti.

Tre pilotët janë në mesin e tetë ushtarëve turq që ikën në veri të Greqisë përmes helikopterit dhe kërkuan azil politik, duke thënë se kishin frikë se do të vriteshin në Turqi.

Turqia i akuzon ata se ishin pjesë e tentim puçit ushtarak të 15 korrikut, si dhe i ka quajtur tradhtarë.

Gjykata greke ka dhënë se ata duhet të kthehen në Turqi dhe të përballen me gjykim për tri nga katër krimet që Turqia i akuzon, por jo se tentuan ta vrisnin Erdoganin, ka thënë për Reuters avokatja e tyre, Stavroula Tomara.

Pilotët janë ankuar ndaj vendimit, ka thënë ajo.

Ndërkohë, dje gjykata greke vendosi ta refuzojë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tre ushtarëve tjerë.

645x344-1468748701884_1481033220-9407102

Temat
Rajon

Të afërta