Austri: Azilkërkuesit që i gënjejnë autoritetet përballen me gjoba dhe burg

Austria po planifikon që t’i burgosë apo gjobisë azil kërkuesit të cilët i gënjejnë autoritetet vendore, një vendim ky që pjesërisht ka për qëllim t’i zhbindë emigrantët që tentojnë të vendosen përgjithmonë në Austri.

Kabineti austriak e ka miratuar projektligjin i cili do t’ua mundësojë autoriteteve t’i ndëshkojnë aplikuesit për azil të cilët gënjejnë për identitetin e vet – për shembull duke pretenduar të jenë sirianë me qëllim që kërkesat e tyre të kenë shumë më shumë gjasa për t’u pranuar – me gjobë prej 5.000 eurove apo tri javë burg, transmeton Express.

Ata që vazhdojnë të qëndrojnë në Austri edhe pse janë urdhëruar të largohen nga vendi, përballen me gjoba prej 5.000 deri në 15.000 euro, apo gjashtë javë burg.

Lajmi është bërë i ditur nga Partia konservatore e Popullit (OVP), e cila është në koalicion me Social Demokratët (SPO).

56af55d6c36188ce478b458f_1481036315-581303

Temat
Botë

Të afërta