Kryeministri Aleksandar Vuçiç tha se me nënshkrimin e marrëveshjes me Komisionin Evropian, Serbia merr 80 milionë euro dhuratë nga BE-ja, për reformën e administratës publike.
Sipas tij, qytetarët do të jenë në gjendje që t’a shohin këtë drejtpërdrejtë në rrugë, spitale dhe çdo gjë që po ndërtohet në Serbi, raporton agjensia Beta.
“Këto 80 milionë euro do t’i shihni direkt në rrugë, spitale dhe çdo gjë që ne bëjmë në vendin tonë. Pa administratë publike efektive, pa ndryshuar vetë, nuk do të kemi rezultate në të ardhmen”, tha Vuçiç, pas nënshkrimit të marrëveshjes, në të cilën mori pjesë edhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Johannes Hahn.
Vucic shtoi se këto rezultate duhet të jenë të qëndrueshme, dhe se pa një administratë publike efikase nuk do të ketë rezultate dhe se qytetarët duhet që administratën publike t’a shohin si shërbimin e tyre.
Ai tha, pas nënshkrimit të marrëveshjes, se është fjala për një sasi të madhe parash që Serbia do t’a shfrytëzojë në mënyrën më të mire dhe, shtoi ai, në mënyrë që rezultatet të jenë të qëndrueshme ne duhet të ndryshojmë veten.
Kryeministri serb ka falënderuar BE-në dhe taksapaguesit e saj për këtë ndihmë.
Vucic ka thënë se pavarësisht nga problemet që ekzistojnë në BE, Serbia ka trasuar rrugën e saj dhe është një partner i besueshëm dhe besnik i BE-së, e cilat mund të llogarisë në Serbinë.
Qeveria e Serbisë dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar në Beograd kontratën e parë me vlerë 80 milionë euro për financimin e reformës së administratës publike në Serbi përmes mbështetjes buxhetore të sektorit, në përputhje me rregullat e instrumentit të ri për paraanëtarësim – IPA2.