Risi në zgjedhjet maqedonase: Votuesit do të identifikohen edhe me fotografi

Për herë të parë në këto zgjedhje në Maqedoni, në Listën Zgjedhore, përveç të dhënave për votuesit, do të ketë edhe fotografi për identifikim më të lehtë, por edhe për eliminimin eventual të keqpërdorimeve, kumtoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Siç transmeton portali portalb.mk, fotografitë personale do të formohen nga letërnjoftimet ose dokumentet udhëtuese të votuesve. KSHZ e informon publikun se fletëvotimet dhe certifikatat e Listave Zgjedhore janë në fazën e përgatitjes për shtyp, bashkë me materialin tjetër të besueshëm zgjedhor, i cili deri te Komisionet Zgjedhore Komunale do të dorëzohen në përputhshmëri me afatin e paraparë në Kodin Zgjedhor.

KSHZ informon organet zgjedhore (Komisionet Zgjedhore Komunale dhe Këshillave Zgjedhor) është e rëndësishme që të përmbahen nga çfarëdolloj aktiviteti partiak deri në mbarimin e procesit zgjedhor. Kjo është e ndaluar edhe me ligj dhe për këto veprime janë të parapara masa të ashpra ndëshkuese.

KSHZ u bën thirrje organeve kompetente, si MPB, Prokuroria Publike, Komisioni për Antikorrupsion etj., që t’i zbatojnë të gjitha kompetencat e tyre ligjore me qëllim që të mbahen zgjedhjet në mënyrë të rregullt.

Përndryshe, deri në këtë moment, KSHZ ka dhënë akreditim për: 3623 mbikëqyrës të brendshëm, 521 mbikëqyrës ndërkombëtar, 146 përkthyes dhe 30 gazetarë të huaj.

<img src="http://www.first-channel.tv/wp-content/uploads/2016/12/votim-1205_1480948497-3099303.jpg" alt="votim-1205_1480948497-3099303" width="633" height="347" class="alignnone size-full wp-image-91125"

Temat
Rajon

Të afërta