Federata Angleze ka dënuar edhe futbollistin e tjetër të Manchester Cityt, Fernandinho
Pas Sergio Agueros, i cili u dënua me katër ndeshje mos lojë nga FA për shkak të ndërhyrjes brutale ndaj Davide Luiz, tashmë është dënuar edhe Fernandinho.
Mesfushori brazilian u dënua me tre ndeshje mos lojë pas agresionit ndaj Cesc Fabregas, të cilin e kapi për fyti dhe e shtyu jashtë murit të reklamave.
Me një ndeshje mos lojë është dënuar edhe mbrojtësi Nicolas Otamendi, i cili ka arritur në kuotën e pesë kartonëve të verdhë.
Temat
Botë