Thaçit i ndahet çmimi ​“Premio Bonifacio” për angazhimin e tij për paqe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është dekoruar me çmimin “Premio Bonifacio” nga Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” në Anagni të Italisë, për kontributin e tij për paqe.

Presidenti Thaçi, pasi ka pranuar çmimin, është shprehur i gëzuar që Kosova tani është duke punuar për paqe në rajon, ndonëse ende ka plagë të hapur nga lufta.

“Kosova sot është burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin”, është shprehur Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen që ka marrë në kohë lufte si dhe për ndërtimin e paqes në vend”.

“Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” është themeluar në vitin 2003 dhe ka për qëllim promovimin e kuluturës së paqes në botë. Instituti mban emrin e Papës Bonifacio VIII që ishte nga Anagni i Italisë.

Këshilli drejtues i Akademisë në fillim të çdo viti akademik organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për personalitete të ndryshme që janë dalluar me punën, kontributin dhe përkushtimin e tyre për paqe në tërë botën.

Në edicionet e më hershme me këtë çmim janë nderuar edhe Papa Shën Gjon Pali II, ish-Presidenti i Parlamentit European Jerzy Karol Buzek, fituesja e çmimit Nobel senatorja italiane Rita Levi Montalcini, senatori dhe ish-Kryeministri Italian Guilio Andreotti, etj”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

anagni-01_1480776778-8019305

Temat
Vend

Të afërta