Policia arreston 4 meshkuj dhe 4 femra të dyshuar për organizimin e bixhozit të jashtëligjshëm

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë një aksioni kanë arrestuar 8 persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Komunikata e dërguar për media nga Policia e Kosovës tregon se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ka zbatuar Urdhëresën e GJPP Prishtinë për të kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtine, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suhareke nën dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale: ,,organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” Neni 300 i KP-së.

“Cak i kontrollit ka qenë e një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura. Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale”, thotë komunikata.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

V.H lindur me 1991 m/sh/k

F.B lindur me 1992 m/sh/k

S.D lindur me 1990 f/sh/k

K.H lindur me 1989 f/sh/k

O.K lindur me 1991 m/sh/k

B.K lindur me 1991 f/sh/k

A.Q lindur me 1992 f/sh/k

I.B lindur me 1987 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: Një veturë, server dhe shumë dokumente.

Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.

1949183_1480772318-4455220

Temat
Vend

Të afërta