Mbyllja e Call Centre, Bushati takon homologun italian

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, ka takuar homologun italian, Paolo Gentiloni ku ka diskutuar edhe për problematiken e Call Centre.

Këtë e ka bërë vetë të ditur Bushati përmes një statasu në ‘Faceebook

“Në #Romë me kolegun dhe mikun e mirë të vendit tonë Paolo Gentiloni. Zhvilluam një bisedë të shkëlqyer mbi thellimin e raporteve dypaleshe, si dhe u ndalëm veçanërisht në problematikën e ‘Call Centre’ ku ramë dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes.

Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshm të Italisë në rrugën tonë drejt BE-së.”, shkruan ministri në Facebook.

Pak ditë më parë, Italia ka njoftuar se po shqyrton një ligj, ku pritet që të mbyllë të gjithë Call Centre në vendin tonë.

screenshot-1_1480761821-1085366

Temat
Rajon

Të afërta