Jul Deda dhe Ermal Mamaqi “luftë” shikueshmërie me shefat e televizioneve

I ftuar këtë herë në emisionin “Xing me Ermalin” është aktori Julian Deda.

Ata e kanë nisur me shaka dhe të qeshura emisionin për shkak të miqësisë së tyre të vjetër. Më pas Juli dhe Ermali kanë shkëmbyer batuta mbi pronarët e televizioneve përkatëse.

Ermali është shprehur se çfarë do të bënte Juli nëse Sandër Frangaj do t’i kërkonte të kthehej në Tv Klan, ndërkohë Juli është përgjigjur “Sandri e ka thënë disa herë që unë të jem në Klan dhe njëherë e ka arritur. Por unë vij tek ty tek emisioni jot, sepse ky është emisioni jot dhe e dyta sepse kam respekt për TV Klan,”-ka përfunduar Juli.

Më pas Ermali e ka pyetur. “Nuk ke frikë nga Dulaku që je këtu?”-ndërsa Juli i është përgjigjur: “Jo se nuk e sheh ndonjëherë Klanin.” Më pas Juli e ka ftuar Mamaqin te “Apartamenti 2Xl” dhe ai është përgjigjur patjetër pasi Sandri nuk e sheh Vizion Plusin.

sssss_1480799002-4507335

Temat
Showbiz

Të afërta