Ja çfarë thotë Zidane pas barazimit me Barcelonën

Zinedine Zidane është shprehur tejet i lumtur me pikën e fituar në “Camp Nou”

Barcelona dhe Real Madridi kanë barazuar 1:1 në “Camp Nou”. Ky rezultat më së shumti e ka gëzuar trajnerin e “Los Blancos”, Zinedine Zidane, pasi edhe më tej vazhdojnë të jenë gjashtë pikë para katalunasve në renditje.

“Ishte një ndeshje e bukur. Ne besuam deri në fund dhe morëm një pikë, jam i lumtur për këtë”, tha fillimisht ai.

“Mendoj se sonte na mungoj fati në pjesën e parë dhe nuk arritën të shënojmë. Megjithatë morëm një pikë”, shtoi Zidane.

“Gjashtë pikë para në renditje nuk janë asgjë. Nuk kemi fituar ende asgjë, ishte një ndeshja më shumë. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka shtuar trajneri francez.

zizu_1480787583-2053084

Temat
Botë

Të afërta