Arrestohet vëllai i kryebashkiakut të Devollit, sherr me policinë në komisariat

Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Devollit ka përfunduar në pranga për shkak se është konfliktuar me disa punonjës të policisë.

Altin Nallbati, akuzohet se ka goditur në ambientet e komisariatit oficerin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme, Devi Ago dhe bashkëshorten e tij, oficere policie.

Nallbati, i cili është vëllai i kryebashkiakut Bledion Nallbati, ndodhej në komisariat për shkak se një i njohuri i tij ishte shoqëruar për veprën penale të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Sipas informacioneve paraprake në lidhje me ngjarjen, Altin Nallbati është konfliktuar fillimisht me punonjësen e policisë, ndërsa më tej ka ndërhyrë bashkëshorti i saj, Devi Ago, ku situata është përkeqësuar deri në përplasje fizike.

10945694-1484820328475605-7327218085703101204-n_1480787400-2740230

Temat
Rajon

Të afërta