Si t’i bëni screenshoot një mesazhi në Snapchat pa u kapur mat

Ndryshe nga aplikacionet e tjera për mesazhe, fotot, videot dhe mesazhet që dërgohen nëpërmjet aplikacionit Snapchat fshihen automatikisht tek telefonat e dërguesit dhe marrësit. Për të ruajtur mesazhin para se të fshihet, marrësi duhet vetëm t’i bëjë një screenshot atij. Por, dërguesi e kupton kur marrësi i ka bërë screenshot mesazhit.

Nëse doni t’i bëni screenshoot një mesazhi në Snapchat pa u kapur mat, duhet të ndiqni këto hapa: Së pari hapni aplikacionin Snapchat dhe klikoni tek mesazhi që të shfaqet në ekran. Pastaj ndërroni statusin e telefonit në “Airplane Mode” pa e mbyllur aplikacionin. Sapo të aktivizohet statusi “Airplane Mode”, rikthehuni tek aplikacioni Snapchat. Mesazhi do të vazhdojë të jetë i hapur edhe pse nuk keni internet. Bëjini menjëherë screenshot mesazhit, mbyllni aplikacionin dhe sigurohuni që nuk do të funksionojë në sfond.

Përdoruesit e pajisjeve iOS duhet të klikojnë dy herë butonin kryesor për të mbyllur aplikacionin, ndërsa përdoruesit e pajisjeve Android duhet të hapin dritaren që shërben për kryerjen e veprimeve të ndryshme dhe ta mbyllin që aty aplikacionin.

Kur të çaktivizoni statusin “Airplane Mode” dhe të hapni aplikacionin Snapchat, mesazhi do të shfaqet i pahapur, dhe fakti që i keni bërë screenshot do të mbetet sekret.

sn_1455700306-8356463

Temat
Fun

Të afërta