Mustafa vazhdon ta mohojë incidentin në Veri – publikon foto nga përurimi i urës

Kryeministri i Kosovës, Isa Musgataf po vazhdon ta mohojë incidentin e ndodhur sot në veri të Kosovës. Ai disa çaste më parë ka publikuar edhe disa fotografi që dëshmojnë pjesëmarrjen në përurimin e urës së ndërtuar nga NATO, që lidh dy komunat veriore me shumicë serbe, Zvecanin me Leposaviqin. Gjatë rrugës për atje, mediat kanë raportuar se, Isa Mustafa ishte penguar nga disa serbë që kishin bllokuar rrugën e eskortës së Kryeministrit.

“Disa fotografi nga vizita ime në veri të vendit ku mora pjesë në ceremoninë e përurimit të urës që lidh dy komunat më veriore të Republikës së Kosovës, Zveçanin dhe Leposaviqin”, ka shkruar në statusin e tij të fundit Kryeministri Isa Mustafa.

Mustafa, bashkë me zyrtarë të kabinetit të tij, ka qëndruar të premten në veri të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR-i, për hapjen e urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

Qëllimi i kësaj ure, më parë është thënë se është, të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovë.

15284178-1179461335453435-2886483108715984571-n_1480701650-4628322

15267721-1179461565453412-3129774645713412503-n_1480701641-1714957

15317916-1179461245453444-5773798678479312601-n_1480701694-8257689

15284190-1179461242120111-908453800420361423-n_1480701635-4122014

15326621-1179461385453430-3286579748957090465-n_1480701622-1807696

Temat
Lajme

Të afërta