Kurrë mos i bëni këto gjëra në Instagram

Instagrami është i njohur botërisht si një nga rrjetet sociale më të përdorur nga të rinjtë.Shpejtësia e tij për të ndarë dhe për të modifikuar fotot e bën perfekt për një gjeneratë si e jona, gjithnjë e më egocentrike dhe e fiksuar me dukjen.

Pavarësisht kësaj, ka disa sjellje vërtet të bezdisshme të disa përdoruesve në këtë rrjet social.Ndërrimi i veshjeve shumë herë në ditë- Vetëm nëse jeni Rihanna, sepse nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për të ndryshuar veshjen pesë herë në ditë, apo për të nxjerrë çdo fustan apo kostum me një foto në Instagram!

1. Fotografimi i çdo pjate që hani: Është më se në rregull që të fotografoni një pjatë të veçantë në dukje artistike, por postimi i një serie fotosh të të gjithë atyre gjërave që hani gjatë ditës, përfshirë edhe mollën apo ndonjë frutë në mes vakt, për të tjerët është acaruese.

2. Bërja e 15 selfie-ve në ditë: Që selfie-t janë një lloj sëmundje, kjo tashmë dihet, është e qartë, por ju duhet ta luftoni atë të paktën duke mos postuar 15 në ditë, çdonjëra nga një kënd ndryshe.

3. Postimi i fotove me detaje nga shkolla: Nuk ekziston gjë më patetike dhe më bezdisëse se sa publikimi i notave apo i detyrave në shkollë.

Temat
Fun

Të afërta