Tiranë, mbante 50 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 49 vjeçari (Video)

Një tjetër aksion policor kundër trafikimit të lëndëve narkotike është finalizuar me sukses ditën e sotme duke sjellë zbulimin dhe sekuestrimin e 5 kg kanabis sativa si dhe arrestimin e poseduesit.

Aksioni është finalizuar në Tiranë duke arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale F.H, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohej se në banesën e shtetasit F.H, të kishte lëndë narkotike. Nisur nga këto dyshime, policia ka shkuar në banesën e 49 vjeçarit ku ka zbuluar dhe sekuestruar:

– Disa thasë me lëndë të dyshuar narkotike të llojot Cannabis Sattiva.

– 9 pako të paketuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva – Disa degë bime, të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta