​Vig Poppa po shijon ndjenjën e të qenurit prind (Foto)

Reperi i njohur Vig Poppa, i cili është edhe anëtar i grupit Kaos, ka një vit që është bërë prind dhe duket se çdo ditë po e shijon kënaqësinë e të qenurit prind.

Dominiku i vogël po shpërndan dashuri gjithandej, sidomos për babain e tij.

Vig Poppa nuk heziton të publikojë foto me djalin e tij i cili po e bën pa dyshim të lumtur, shkruan Telegrafi.

Vig Poppa së fundmi lansoi projektin “Zemra Jem” me Tunën që arriti sukses mjaft të madh.

vig-1

Temat
Showbiz

Të afërta