Mustafa priti zëvendës drejtoreshën e Amnesty International

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës drejtoreshën e Amnesty International, Gauri van Gulik

Gjatë takimit u bisedua për çështjet aktuale që lidhen me mbrojtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, zhvillimet e fundit si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen, avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Zëvendës drejtoresha për Evropë e Amnesty International, Gauri van Gulik, vlerësoi përkushtimin e Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke u interesuar edhe për çështje të ndryshme aktuale, në këtë fushë.

isa_1480432891-2666067

isa1_1480432818-8240176

isa_1480432814-5502930

Temat
Vend

Të afërta