Holandë: Aprovohet rezoluta që ndalon veshjen e burkas në vende publike

Ligjvënësit holandezë e kanë aprovuar sot një rezolutë e cila e ndalon pjesërisht veshjen e shamive që mbulojnë tërë fytyrën – të njohur si burka – në vendet publike.

Përfshirë edhe në shkolla, spitale dhe transport publik.
Ligji do të vlejë për të gjitha gjerat që mbulojnë fytyrën, përfshirë edhe maskave dhe helmëtëve, por nuk do të ndalohen në rrugë publike.

“Ligji është aprovuar,” ka thënë kryetarja e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Holandës, Khadija Arib, duke iu referuar rezolutës e cila po ashtu do ta ndalojë veshjen e burkas në transport publik.

Tani i duhet Senatit ta aprovojë këtë rezolutë për t’u bërë ligj.

000-hkg10109760-635x357_1480432856-8468064

Temat
Botë

Të afërta