E hap derën emergjente dhe kërcen nga aeroplani (Video/Foto)

Një grua e ka hapur derën emergjente dhe ka kërcyer nga aeroplani, pak pasi aeroplani kishte ateruar dhe po shkonte drejt portës dalëse në Houston, duke i habitur udhëtarët në bord.

Aeroplani i “United Airlines” sapo kishte ateruar në Houston nga New Orleans dhe po iu afrohej portës në Aeroportin Ndërkontinental “George Bush”, kur ndodhi incidenti të hënën mbrëma, sipas zëdhënëses së agjencisë ajrore, Maddie King, transmeton Express.

“E pashë kur një grua e hapi derën dhe doli nga aeroplani,” ka thënë Hampton Friedman, udhëtar.

Ai e ka postuar një video të shkurtër që shfaq derën e lënë hapur nga udhëtarja.

161129080412-plane-door-exlarge-169_1480433987-1589620

capture_1480433953-903803

Temat
Botë

Të afërta