Dalin pamjet e atentatit të parë ndaj Nelgert Patës (Video)

Pak muaj para se të vritej, Nelgert Patës iu bë një atentat tek rruga e Kavajës, por që ia hodhi “paq”.

Vizion plus siguron pamjet e atentatit të parë ndaj Nelgert Pates në rrugën e Kavajës ku mbeti i plagosur në vesh.

Sikurse shihet në video ky është pikërisht momenti kur Pata së bashku me disa shokë afrohet pranë makines së tij të parkuar kur qëllohet.

Policia dyshon se goditja është bërë nga larg me snajper ndërsa Pata largohet me vrap së bashku me miqtë e tij. 34-vjecari u ekzekutua në një atentat në Fier teksa lëvizte me automjetin e një mikut të tij Ari Halinani i cili u arrestua.

Për ngjarjen policia ka marrë në pyetje disa persona ndërsa dyshohet se ekzekutimi i tij është pasoje e përplasjes së grupeve rivale.

Temat
Rajon

Të afërta