Big Mama: Genta është e lindur për të qenë në skenë

Këngëtarja Genta Ismajli është cilësuar shpesh herë si “vullkani” i estradës, kjo për shkak të energjisë së saj në skenë, ku çdoherë di të sjellë performanca të zjarrta.

Së fundmi, ajo ka qenë e pranishme në një koncert në Zvicër, pjesë e të cilit kanë qenë edhe reperi i njohur 2 Ton, këngëtarja Big Mama si dhe moderatori Labi, shkruan Telegrafi.

Ata kanë kanë argëtuar publikun në diasporë, gjersa në një moment Big Mama ka incizuar me telefon daljen e koleges së saj në skenë.

“E lindur është për skenë”, ka shkruar Bigi në mbishkrimin e fotos për Gentën, duke treguar kështu se ajo nuk ndjen aspak xhelozi për koleget e saj, madje nuk heziton t’i komplimentojë në raste të tilla.

genta11

Temat
Showbiz

Të afërta