Vendim i Merkelit: Gjermania do të kthejë 100 mijë azilkërkues në vendet e origjinës

Rreth 100 mijë azilkërkues të refuzuar pritet të kthehen nga Gjermania në shtëpitë e tyre, ka deklaruar kancelarja Angela Merkel duke shtuar se një e treta e dëbimeve ka të ngjarë të jetë e detyruar.

Duke folur në një konferencë rajonale të Partisë CDU, Merkel tha se rreth 60 mijë e azilkërkuesve të deportuar do të rikthehen në atdhetë e tyre me anë të programeve vullnetare të riatdhesimit, ndërsa rreth 1/3 do të përballet me dëbime të detyrueshme, raporton gazeta Die Welt.

Ata që rikthehen në shtëpi në bazë të programeve të riatdhesimit thuhet se do t’u jepet biletë avionic dhe një sasi e papërcaktuar ndihme financiare që të mund të përdoret nga azilkërkuesit në vendet e origjinës.

Temat
BotëLajme

Të afërta