Qeveria e dënon sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren

Përmes një komunikate për media, Qeveria i konsideron veprime të shëmtuara të cilat po e dëmtojnë imazhin e Kosovës.

„Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, të kryer nga persona të pandërgjegjshëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm“, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë sipas zyrës së kryeministrit këto veprime po e dëmtojnë miqësinë me shtetet partnere të Kosovës.

„….veprime të tilla të shëmtuara, në radhë të parë kanë për synim që të dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe të lëndojnë miqësinë e saj me shtetet partnere“, thuhet tutje në komunikatën e dërguar.

Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të zbardhin plotësisht motivet, të vënë kryesit e saj para drejtësisë si dhe të ndërmarrin masa që akte të tilla të mos përsëriten më.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit dhe të raporteve miqësore me Republikën e Turqisë.

Ndërkohë nuk dihet nëse sulmi në këtë konsulatë ka të bëjë me paknaqësitë të qytetarëve rreth vendosjes së flamurit turk përkrah atij kombëtar. I njëjti flamur, ai turk, u largua sot nga shtiza nga ana e disa qytetarëve.

qeveria-ministri-hoti_1480342215-5315330

Temat
Vend

Të afërta