Panik në Ohio: Të shtëna armësh në universitet, shtatë të plagosur (Foto, +16)

Universiteti shtetëror i Ohios në Shtetet e Bashkuara, është mbyllur pas raportimeve se janë dëgjuar në kampus të shtëna armësh, raporton CNN.

Zyrtarët e Universitetit kanë urdhëruar studentët, të që ikin dhe të fshihen nëpër vende të sigurta, ndërkaq besohet se janë plagosur shtatë persona, transmeton Telegrafi.

2-263

Sipas deklaratës së njërit prej studentëve, të shtënat me armë kanë filluar në laborator, derisa një tjetër ka shkruar në Twitter se policia e ka rrethuar sulmuesin edhe pse një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga autoritet e sigurisë.

3-218

Temat
BotëLajme

Të afërta