Njihuni me flamurin e 1 vjetorit të Pavarësisë (Foto)

​Për të gjithë shqiptarët kudo ku janë dita e sotme është një ditë e shënuar pasi kremtohet 104 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Por studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” foton e flamurit që u ngrit me rastin e 1 vjetorit të Pavarësisë.

Ai tregon se në vitin 1981 e sollën në laborator për ta restauruar dhe vendosur në Muzeun Historik Kombëtar.

“Shqipëria nuk e ka flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Dhe asnjë flamur nga ajo datë. Ai që pretendohet të jetë ngritur në Elbasan bëhet i dyshimtë fale një shkrimi të bërë në të me anë të qëndisjes. Flamuri ne foto është flamuri përkujtimor më afër asaj date. Kërkimet e vazhduara na çojnë në mendimin se është flamuri i përdorur në Tiranë, gjatë kremtimeve të një vjetorit të festimit të Pavarësisë. Ky flamur, sipas asaj që më ka treguar i ndjeri Abaz Dojaka, dikur ka qenë në teqen e Dedejve në Tiranë. Të gjitha kërkimet e mëvonshme për të gjetur të dhëna më të hollësishme, nuk dhanë asnjë rezultat. Flamuri ishte në ekstrem i dëmtuar, fije-fije. Kjo kishte ardhur pasi flamuri i mëndafshtë ishte vendosur në një kornizë me xham dhe i ekspozuar në një vend ku e kapte dielli. Punova intensivisht me punonjësen e laboratorit Raimonda Nushi për ta restauruar. Vazhdon të ruhet shumë mirë i ekspozuar në muze”, përfundon Stamati.

261335-2_1480342384-6366873

1-vjetori-i-pavaresise-foto-orgjinale-lef-nosi-em-flamur_1480342483-3784515

Temat
Rajon

Të afërta