Payet befason të gjithë me skuadrën e re

Duket se dilemat për të ardhmen e Dimitri Payet do të marrin fund shumë shpejtë.

“Mirror” shkruan që francezi do të transferohet te Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Jose Mourinho iu ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën për të transferuar Payet dhe tashmë United është duke e përpiluar ofertën zyrtare që do ta dërgojë drejt Londrës, përcjellë “Lajmi.net”.

Payet ka nënshkruar kontratë të re në shkurt nga e cila fiton 125 mijë funte në javë, ndërsa West Hami kërkon minimalisht 35 milionë funte për të liruar 29-vjeçarin.

Temat
BotëSport

Të afërta