Horoskopi për ditën e sotme, 27 nëntor 2016

Dashi – Do doni te përkëdheleni me shume sesa zakonisht sot dhe partneri duke e kuptuar kete do beje gjithçka qe t’ua plotësoje dëshirat. Dita do jete me pasiononte dhe me e kënaqshme. Beqaret do ia rrebeje zemrën dikujt dhe do arrijnë te krijojnë lidhjen e ëndërruar. Financat do jene paksa delikate. Do Benit mire te tregoheshit te matur me shpenzimet. Vetëm kështu do shmangni katastrofa.

Demi – Jeta ne çift do ketë zhvillime pozitive gjate kësaj dite. Pasioni do te rizgjohet dhe do kaloni momente te nxehta pranë atij qe dashuroni. Mos harroni t’i shprehni ne çdo moment ndjenjat. Mundësitë e beqareve për te gjetur dashurinë e ëndrrave do jene te paksa. Bëhuni me te duruar. Ne planin financiar nuk rekomandohen investime te mëdha dhe te nxituara.

Binjaket – Klima ne jetën sentimentale te çifteve nuk do jete aspak e këndshme sot. Ose do largoheni pak nga partneri ose jeta juaj do jete e ndërlikuar dhe e paqëndrueshme. Kujdes! Për beqaret, me e rëndësishme nga gjithçka është gjetja e dashurisë. Mos u nxitoni qe te mos gaboni! Urani, i cili do ndikoje se tepërmi tek financat do e stabilizoje buxhetin tuaj. Do ndiheni me te qete.

Gaforrja – Do i adhuroni ndryshimet e mëdha te jetës suaj ne çift dhe do ndiheni me mire pranë atij qe dashuroni. Do kaloni momente te shumta lumturie. Beqaret do e kenë te vështire ta gjejnë shpirtin binjak edhe pse do e kërkojnë kudo. Nuk do jete dita juaj me fat kjo e sotmja. Financat do jene te mira. Paguani faturat qe iu kane ngelur qe te jeni edhe me te qete.

Luani – Mjedisi planetar do jete shume i favorshëm sot për jetën tuaj ne çift. Partneri jo vetëm qe do iu beje komplimente gjate gjithë kohës por do iu beje dhe një propozim te rëndësishëm qe ka te beje me te ardhmen tuaj. Beqaret do jene fatlumet e ditës. Do filloni një histori dashurie emocionuese. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te matur qe situata te jete e qëndrueshme.

Virgjëresha – Venusi dhe Marsi do e mbrojnë jetën tuaj ne çift sot dhe nuk do lënë askënd ta prishe qetësinë qe mbizotëron. Bashkëpunimi ndërmjet partnereve do te përforcohet. Beqarët do jene joshës dhe sharmante. Do keni takime interesante por nuk duhet te nxitoheni te hidhni hapa te gabuara. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni te ngeleni pa gjë sot.

Peshorja – Venusi do ua beje edhe me te bukur jetën ne çift sot dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Ka ardhur momente te flisni me partnerin edhe per disa tema delikate. Beqaret do jene pasiononte dhe joshës. Me shume gjasa do arrini ta bëni për vete personin qe pëlqeni. Financat nuk do jene te stabilizuara, prandaj mendohuni mire kur te shpenzoni.

Akrepi – Do kujdeseni shume sot për jetën tuaj sentimentale dhe do bëni gjithçka qe te rindizni pasionin qe ka pak kohe qe është shuar. Edhe partneri do mundohet te beje te njëjtën gjë, kështu qe duke bashkëpunuar do arrini atë qe doni. Beqaret duhet te dalin sa me shume me miq dhe persona te rinj. Ne planin financiar duhet te merrni sa me shpejt masa qe ta stabilizoni.

Shigjetari – Do i jepni me shume intensitet jetës suaj ne çift sot dhe do e bëni partnerin te ndihet me se miri. Mos harroni ta bëni edhe paksa xheloz atë qe te mbani zgjuar interesin dhe dëshirën. Beqaret as sot nuk do e gjejnë dashurinë e shumëkërkuar. Kjo nuk duhet t’iu beje te bini ne pesimizëm. Ambienti planetar për financat nuk do jete i favorshëm. Mos jepni para hua dhe mos shpenzoni shume.

Bricjapi – Do keni fat sot ju qe keni një lidhje. Partneri do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme vetëm e vetëm qe iu te ndiheni me se miri. Qëndroni dhe ju sa me afër dhe shprehjani dashurinë qe ndjeni për te. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te mos kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje. Sektori i financave do jete me pozitiv sesa kohet e fundit do jeni edhe me te qete ne këtë plan.

Ujori – Sot do zbuloni edhe disa cilësi te tjera shume te mira te partnerit tuaj. Kjo do iu beje ta dashuroni edhe me tepër dhe te doni t’i qëndroni me pranë. Beqaret do futen ne një etape te re ne jetën e tyre. Ambienti do jete plot ngjyra dhe do përjetoni emocione te mëdha. Plutoni do ndikoje negativisht te financat dhe do iu shtyje te shpenzoni shume. Kujdes mos ngeleni pa para.

Peshqit – Gjate kësaj dite do kuptoheni me mire me atë qe keni ne krah dhe pak nga pak do i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni pasur. Me vullnet mund te arrini gjithçka. Beqaret nuk do kenë ditën më me fat. Edhe pse takimet nuk do mungojnë, dashuria e madhe serish është larg. Me financat duhet te tregoheni te kujdesshëm. Duhen menaxhuar me kujdes qe te mos lindin probleme.

Temat
Fun

Të afërta