Njihuni me shoferin më të rregullt në Shqipëri (Video)

Policia Rrugore duket se përmes fushatës së ndërmarrë për vendosjen e rripit të sigurimit, ka mundur që të sensibilizojë shumë drejtues mjetesh.

Një shofer furgoni, i cili transportonte fëmijë për në shkollë, pasi është kontrolluar nga policia rrugore është konstatuar në rregull.

Ai jo vetëm që ishte kujdesur që fëmijët të vinin rripin e sigurimit, por edhe u kishte mësuar se sa herë që të hipnin në makinë duhet që të ishin të kujdesshëm dhe të vendosnin rripin.

Pas kontrollit të bërë nga efektivë të policisë rrugore të Tiranës, shoferi i furgonit është lënë i lirë të shkojë, duke u bërë shembull për të gjithë të tjerët.

Temat
Rajon

Të afërta