Tri komuna shqiptare në Serbi kanë nevojë urgjente për investime në infrastrukturë dhe vende të punës

Tri komunat shqiptare në Serbi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë nevojë për investime emergjente në infrastrukturë, hapjen e vendeve të reja të punë dhe në zhvillimin e jetesës së banorëve të tyre, pasi thuhet se shumë njerëz po largohen nga vendi në kërkim të punës në Serbi dhe jashtë saj

Mirëpo, këto tri komuna shqiptare po ballafaqohen me problem themelor i cili është sigurimi i të ardhurave për jetesë, ndërkohë që burimet njerëzore në këto troje po largohen në kërkim të punës në rajone të Serbisë dhe jashtë saj, shkruan Gazeta Express.

Njoftohet se prej muajsh po diskutohet për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, që do të lidhë tri shtete dhe do të ndikojë në nxitjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik mes tyre. Në projektin fillestar, parashikohet që autostrada të kalojë nëpër Merdarë. Kështu njofton Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS).

Ndërkohë, AFEDS e themeluar nga kompania “MedVita Development”, me seli në Banjë e Siarinës në Serbi, ka prezantuar një draft projekt të ri, ku kërkohet që autostrada të kalojë nga Medvegja dhe jo nga Merdara. Ky ndryshim projekti, jo vetëm do t’i jepte rëndësinë e duhur Medgjevës, si komuna më e madhe në Serbi, por ka edhe një dobishmëri të madhe ekonomike, pasi kostoja e investimeve zvogëlohet me rreth 30% nëse autostrada do të kalojë nga Medgjeva dhe jo nga Merdara.

AFEDS prej muaj po angazhohet intensivisht për miratimin e projektit të propozuar prej saj dhe realizimin e ndërtimit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish.

Kompani ndërkombëtare kanë shprehur gatishmëri për financimin e projektit të autostradës dhe rivitalizimin e ekonomisë në këtë zonë të rrënuar ekonomikisht, me kusht që autostrada të kalojë nga Medvegja. Këtij projekti me rëndësi madhore për Medgjevën dhe banorët e saj i kanë dhënë mbështetje shumë bashkatdhetarë dhe shoqata të ndryshme shqiptare që veprojnë në diasporë.

AEFDS ju bën thirrje individëve, organizatave dhe institucioneve të ndryshme shqiptare që veprojnë në vende të ndryshme të botës, për shumë mbështetje, ndihmë dhe bashkërendim të aksioneve tona, për realizimin e projektit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish. AEFDS po organizon edhe një peticion online për përkrahjen e projektit të të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish, të cilin do e përcjellë në publik së shpejti.

1-148-780x439_1480080330-5418321

Temat
Vend

Të afërta