Albërie Hadërgjonaj si një amerikane, iu uron këtë festë të veçantë (Foto)

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj tash e një kohë të gjatë, ndanë një jetë mes Shqipërisë dhe New Yorkut.

Aktualisht këngëtarja ndodhet pranë vajzave të saj në SHBA, gjersa është mjaft e angazhuar edhe me koncerte atje.

Sot (e enjte) në të gjithë botën është festuar “Dita e falenderimeve”, një festë kjo jo shumë e njohur dhe jo shumë e kremtuar në Shqipëri.

“Dita e falenderimeve” është një ditë ku ti mbledh afër vetës njerëz që do, si dhe këmben mesazhe urimi me shumë prej personave të afërt.

Ndonëse kjo festë nuk kremtohet në vendin tonë, Albërija ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, me anë të së cilës iu ka uruar të gjithëve këtë festë.

Mesa duket jetesa në Amerikë, i ka dhënë një frymë tjetër këngëtares shqiptare, e cila nuk heziton që të jetë gjithnjë në trend me kulturën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Happy Thanksgiving 💋

A photo posted by Alberie Hadërgjonaj (@alberie_hadergjonaj) on

Temat
Showbiz

Të afërta