Regjimi sirian i fton civilët e rrethuar në Aleppo të luajnë një lojë miqësore në futboll (Foto)

Regjimi sirian i ka ftuar civilët dhe luftëtarët rebelë në lindje të Aleppos që të luajnë nesër një ndeshje miqësore në futboll, edhe pse bombat dhe raketat e saj vazhdojnë të bien si shi mbi enklavën e rrethuar.

Regjimi i Assadit ka thënë se ndeshja do të jetë “gjest i vullnetit të mirë drejt pajtimit kombëtar”, por civilët në lindje të Aleppos, të cilët janë duke jetuar midis sulmeve intensive ajrore për muaj të tërë, e kanë hedhur poshtë ftesën, duke e cilësuar atë si marifet publik.

Rreth 275.000 njerëz janë të ngujuar brenda lindjes së Aleppos, dhe më shumë se 14o civilë janë vrarë javën e fundit, qëkur regjimi rifilloi bombardimet pas disa javësh pauzë.

Sot në mëngjes, banorët e lindjes së Aleppos kanë pranuar mesazhe nga regjimi, në të cilat atyre u kërkohet të shkojnë në stadiumin “Hamdaniya” për një lojë futbolli, i cili ndodhet në perëndim të Aleppos, por afër vijës së frontit.

alappo

Temat
Botë

Të afërta