Ofendoi rëndë Spartak Brahon, përjashtohet nga Kuvendi Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, në lidhje me ofendimin e deputetit Noka ndaj kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho.

Në mbledhjen e drejtuar nga nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, Kuvendi mori në shqyrtim ankimimin e bërë për fyerjen e Nokës duke i caktuar atij masën më të rëndë të dënimit që parashikon rregullorja. Kjo do të thotë se Noka nuk do të jetë i pranishëm si në seancën e nesërme ashtu edhe atë të javës së ardhshme.

Deputeti i PD-së ofendoi me fjalë të rënda ditën e djeshme Brahon duke iu drejtuar gjatë debateve të nxehta: “Të dh… mu në kryetar”.

komision-sigurie_1479915734-7165724

Temat
Rajon

Të afërta