Makina shkel vajzën 4-vjeçare në Hasanbeg të Shkupit

Një vajzë 4-vjeçare është lënduar në fatkeqësi të komunikacionit dje në lagjen Hasanbeg të Shkupit, kur një automobil e ka përplasur atë, kumtoi policia.

Rreth orës 10:30 në rr. “Anton Popov” në lagjen Hasanbeg, M.B. (42) nga Shkupi, duke e drejtuar automobilin “Golf” me targa të Shkupit, ka goditur një fëmijë të moshës 4-vjeçare.

Vajza është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naum Ohridski” ku u konstatua frakturë e këmbës së djathtë në pjesën mbi gjurin dhe është mbajtur në mjekim.

Policia punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit.

aksident-1123_1479909317-7352998

Temat
Rajon

Të afërta